Kjo fushatë synon të përçojë mesazhin e rëndësishëm se çdo pikë ujë ka vlerë dhe se veprimet tona të përditshme mund të kenë një ndikim të madh në ruajtjen e këtij burimi jetësor.
Për të shpërndarë këtë mesazh sa më gjerë, kemi realizuar:
Billboarda strategjikisht të vendosura në qytetet kryesore, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.
Postera dhe broshura informuese, të shpërndara në komunitete, institucione dhe biznese, për t’u dhënë njerëzve këshilla praktike për kursimin e ujit.
Reklama në radio dhe televizione në të dyja shtetet, për të arritur sa më shumë njerëz dhe për t’i kujtuar të gjithëve rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.








Pse është e rëndësishme kjo fushatë?
Uji nuk është një burim i pafund. Duke bërë ndryshime të vogla — si mbyllja e rubinetit gjatë larjes së dhëmbëve, riparimi i rrjedhjeve apo përdorimi i pajisjeve kursyese — ne mund të kontribuojmë në mbrojtjen e tij për brezat e ardhshëm.
Le të veprojmë së bashku, të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kujtojmë çdo ditë:
“Vepro mençur, kurse ujin.”